Arbenita tregon pamjen unike

Mediale Vip

Arbenita tregon pamjen unike

Më: 23 mars 2025 Në ora: 17:39
Arbenita Ismajli

Modelja dhe influencerja e njohur, Arbenita Ismajli, ka habitur ndjekësit e saj me një foto, të cilën e ka ndarë në rrjetet sociale.

Ajo zbuloi se pamjet e publikuara nuk ishin të planifikuara, por rezultat i një ndryshimi të rastësishëm në cilësimet e kamerës së saj.

“I preka rastësisht cilësimet e kamerës dhe fotot e mia dolën kështu,” ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit, duke e shoqëruar me selfien që tërhoqi vëmendjen e fansave.

Image
Arbenita Ismajli

Arbenita, e njohur për bukurinë dhe stilin e saj të veçantë, vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale, ku çdo postim i saj merr vëmendje të madhe nga publiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat