Rozana: Gjesti mendon vetëm për klikime, për asnjë tjetër, aq më pak për Eglin

Mediale Vip

Rozana: Gjesti mendon vetëm për klikime, për asnjë tjetër, aq më pak për Eglin

Më: 25 mars 2025 Në ora: 23:14
Rozana

Situata mes Eglit dhe Gjestit vazhdon të jetë temë diskutimi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, por edhe në studio.

Dyshja patën një darkë disaorëshe, ku u përpoqën të analizojnë marrëdhënien e tyre, por kjo nuk i ka bindur të gjithë.

Rozana u shpreh se e priste një bisedë me tone të ulëta mes tyre, por vuri në dukje se kishte vënë re një sjellje që nuk i pëlqeu.

Ajo tregoi një moment kur e kishte pyetur Gjestin për arsyen e mërzitjes me Eglin dhe ai i ishte përgjigjur “Më ka nxjerrë keq jashtë shtëpisë”.

Në vijim, Rozana gjykoi edhe qasjen e Eglit, duke thënë se nëse do të ishte në vendin e saj, nuk do ta pranonte aq lehtë një darkë me një djalë që e ka lënduar.

Më pas, Ledioni e pyeti Rozanën nëse mendonte që Gjesti po përpiqej të ulte tensionet me Eglin për të mos u dukur keq në sytë e publikut.

Pa hezituar, Rozana u përgjigj: “Para se ta përfundosh pyetjen, kam një ‘PO’ shumë të madhe. Gjesti mendon vetëm për klikime, ai nuk mendon për askënd tjetër këtu, aq më pak për Eglin”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat