Aktori i njohur akuzohet për trafikim me qenie njerëzore

Mediale Vip

Aktori i njohur akuzohet për trafikim me qenie njerëzore

Më: 2 prill 2025 Në ora: 20:45
Jean-Claude Van Damme

Një nga të fortët e Hollivudit, aktori Jean-Claude Van Damme, është akuzuar për krime seksuale, raporton Antena 3.

Aktori dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me pesë gra nga Rumania dhe pretendohet se ato i janë “dhuruar” nga një organizatë kriminale vendase që trafikon qenie njerëzore.

Kallëzime penale kundër Van Damme janë ngritur në Drejtorinë Kombëtare Rumune për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (DIICOT).

Gjithçka dyshohet se ka ndodhur në Kanë dhe në padi thuhet se aktori ka ditur për “origjinën” e femrave në fjalë. Incidenti thuhet se është pjesë e një hetimi më të madh për trafikimin e qenieve njerëzore që filloi në 2020 në Rumani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat