Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Mediale Vip

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Më: 5 prill 2025 Në ora: 23:19
Vserlo

Vserlo, i njohur për praninë e tij në rrjetet sociale dhe stilin unik, ku ndau disa detaje të rralla nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Në një rrëfim të sinqertë, Vserlo zbuloi për prive se së fundmi ka kryer një operacion në hundë, të cilin e justifikoi si të domosdoshëm për arsye shëndetësore. Ai theksoi se ndërhyrja nuk ka qenë për qëllime estetike, por për të përmirësuar funksionin e frymëmarrjes.

Por ajo që befasoi më shumë publikun ishte deklarata e tij e guximshme, ku pranoi se në të kaluarën ka qenë aktor në disa video të filmave për të rritur.

Pa komplekse dhe me një qasje të hapur, ai tha se kjo ishte pjesë e një kapitulli të mëhershëm të jetës së tij, duke shtuar se nuk e ndjen nevojën të turpërohet për të kaluarën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat