“Nuk kam lidhur kërthizë”/ Çfarë po ndodh me marrëdhënien romantike mes Loredanës dhe Jozit: Më la në hije

Mediale Vip

“Nuk kam lidhur kërthizë”/ Çfarë po ndodh me marrëdhënien romantike mes Loredanës dhe Jozit: Më la në hije

Më: 5 prill 2025 Në ora: 23:27
Big Brother VIP Albania

Çifti Loredana-Jozi duket se po përballen me një krizë në marrëdhënien e tyre të nisur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Loredana ka mbetur e prekur nga gjesti i Jozit, i cili i mori arushin pa dëshirën e saj, teksa kjo nuk është e vetmja gjë.

Ndër të tjera, ajo shtoi se ka ardhur vetëm për të garuar, ndërsa djali që ajo ka pasur pëlqim është munduar ta ulë.

Loredana: Situatat e fundit si zgjidhja e Rozanës që bëri kur ishte puna për finalistin më bëri të dyshoja në marrëdhënien e tyre, shikoj një farë interesi kundrejt saj. Kjo situatë më çoi pak në hije, Jozi po kalon shumë kohë me Rrozanën duke më lënë mua në hije. Unë kam mendimet e mia, nuk kam lidhur kërthizë. Kam ardhur si Loredana. Kam më shumë besim tek Jozi.

Jozi: Unë që në ditën e parë e kam parë Lorin më syrin e dashurisë.

Loredana: Duke më ulur poshtë, lëri ato.

Jozi: Edhe Lori ka qenë gjithmonë kundër meje.

Loredana: Asnjëherë.

Jozi: Për pjesën që zgjodhi Gertën mua më vret, ka bërë lidhje me Gertën, ndërkohë që kjo nuk është ashtu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat