Pasi finalizoi divorcin nga Ben Affleck, Jennifer Lopez blen rezidencën prej 18 milionë dollarësh! Zbulohet vendndodhja e pronës së këngëtares

Mediale Vip

Pasi finalizoi divorcin nga Ben Affleck, Jennifer Lopez blen rezidencën prej 18 milionë dollarësh! Zbulohet vendndodhja e pronës së këngëtares

Më: 11 prill 2025 Në ora: 18:14
Jennifer Lopez

Pasi finalizoi divorcin e saj me aktorin Ben Affleck, Jennifer Lopez thuhet se bleu një shtëpi të re prej 18 milionë dollarësh.

Burimet raportuan  se 55-vjeçarja ka blerë një vilë në ndërtesat e reja pranë Los Anxhelosit, shkruan Page Six.

Këngëtarja e “Let’s Get Loud” ka qenë duke kërkuar një shtëpi që pranverën e kaluar, fiks në momentin kur martesa e saj me Ben u shkatërrua.

Lopez dhe fituesi e Oskarit, 52 vjeç, e finalizuan divorcin e tyre në janar, më pak se pesë muaj pasi ajo paraqiti kërkesën për t’i dhënë fund martesës së tyre dyvjeçare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat