“E theva televizorin”, Pauli i revoltuar ndaj produksionit të Big Brother Vip Albania

Mediale Vip

“E theva televizorin”, Pauli i revoltuar ndaj produksionit të Big Brother Vip Albania

Më: 13 prill 2025 Në ora: 11:20
Pauli

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në gjysmëfinalen e BBVA 4.

Derisa ishte duke u transmetuar LIVE, një nga banorët Jozefin Marku-Jozi, e goditi me forcë banorin tjetër, Besart Kelmendin e njohur si Gjesti.

Ky veprim, ngjalli reagime të ashpra dhe u dënua nga opinioni në Kosovë dhe Shqipëri.

E i nervozuar, me këtë veprim të Jozit, u shfaq edhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Pauli.

Ai tha në emisionin Weekend-i, se ishte aq i tronditur sa që e theu një televizor.

“Këtu siç e thashë, fajet i ka produksioni”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat