Njihuni me stilin dhe zërin e këngëtares Edona Hossli

Mediale Vip

Njihuni me stilin dhe zërin e këngëtares Edona Hossli

Më: 17 prill 2025 Në ora: 16:35
Edona Hossli

Një artiste tjetër me stil, zë të veçantë dhe një të ardhme premtuese në muzikë i është shtuar tregut shqiptar. Bëhet fjalë për bukuroshen Edona Hossli, e cila një vit më parë publikoi projektin e saj të parë, me titull “Pikë në zemër”, një këngë mjaft e bukur.

Edona, në bashkëpunim me Studio ARecording, ka gjetur një rrugë të sigurt për të sjellë projekte cilësore dhe premtuese.

Ajo jeton në Zvicër, por është me origjinë nga Prizreni. Hobi i saj i kahershëm, muzika, tashmë është kthyer në realitet dhe po vlerësohet gjithnjë e më shumë nga publiku.

Projekti i saj i dytë, me titull “Po du me pi”, është tashmë i publikuar dhe mund ta gjeni në linkun më poshtë. Jemi të sigurt që do t’ju pëlqejë!

Mësojmë se projekti i radhës do të realizohet me xhirime në një nga vendet më piktoreske të Zvicrës – Lauterbrunnen – dhe do të titullohet “Pse ma cingërron”.

Edona, edhe pse jeton larg Kosovës dhe Shqipërisë, ndjek me përkushtim skenën muzikore shqiptare dhe preferon muzikën moderne. Nëse keni vënë re që artistja duket mjaft fotogjenike në klipet e saj dhe kamera e do shumë, mos u çudisni – ajo është gjithashtu modele, pjesë e agjencisë së modelingut Prime Model Agentur në Zvicër. Një plus i madh për të, sepse përveç zërit dhe stilit, shkëlqen edhe vizualisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat