“Më çift jemi unë edhe Brikenda, se do, do”, Xheneta thumbon Gjestin dhe Eglin teksa transmetohej BBVA

Mediale Vip

“Më çift jemi unë edhe Brikenda, se do, do”, Xheneta thumbon Gjestin dhe Eglin teksa transmetohej BBVA

Më: 20 prill 2025 Në ora: 11:24
Xheneta dhe Brikenda

Mbrëmjen e së shtunës, teksa e gjithë vëmendja ishte përqendruar në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, Xheneta, ka publikuar një video thumbuese në InstaStory.

Në video, ajo shfaqet në shoqërinë e Brikendës, ish-banore e edicionit të dytë të BBVK, dhe në sfond dëgjohet qartë transmetimi live i finales së BBVIP Albania, ndërkohë që dyshja nuk hezitojnë të hedhin thumba ndaj Eglit dhe Gjestit.

Xheneta e nis me një batutë: “O njerëz, më çift jemi unë edhe Brikenda, se do, do”, duke ironizuar lidhjen që u formua brenda shtëpisë mes Eglit dhe Gjestit.

Brikenda vazhdon me të njëjtin ton thumbues: “Do, do që e kanë natën e fundit bashkë, edhe më kurrë s’do të shihen, as për kafe.”

Xheneta ndërhyn: “Nejse, një muaj duhet…”

Dhe Brikenda i përgjigjet: “Duhet, kështu e do loja.”

“E do publiku, e do fama”, shton sërish Xheneta me ironi.

Për të kompletuar bisedën, Brikenda hamendëson me humor: “Një javë do zgjasë…”, ndërsa në Xheneta pyet me ironi: “E pse po qan?” dhe Brikenda përgjigjet në stilin e saj: “Po emocionohem se nata e fundit, s’e sheh ajo me sy më…”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat