I ra të fikët në skenë, kitaristi legjendar shtrohet me urgjencë në spital!

Mediale Vip

I ra të fikët në skenë, kitaristi legjendar shtrohet me urgjencë në spital!

Më: 23 prill 2025 Në ora: 19:03
Carlos Santana

Kitaristi legjendar Carlos Santana është detyruar të shtyjë koncertin e planifikuar në Teatrin Majestic në San Antonio, pasi u shtrua në spital për shkak të një gjendjeje të papritur shëndetësore.

Ngjarja ndodhi gjatë provave të zërit, kur muzikantit i ra të fikët në skenë.

Ndihma mjekësore mbërriti menjëherë në vendngjarje rreth orës 17:00, dhe Santana u transportua në një spital lokal si masë paraprake. Sipas menaxherit të tij, Michael Vrionis, artisti 77-vjeçar po mbahet nën vëzhgim dhe shkaku më i mundshëm i incidentit është dehidratimi.

“Me zhgënjim të thellë më duhet të njoftoj se koncerti i sotëm është shtyrë,” tha Vrionis në një deklaratë për media. “Z. Santana pësoi një episod që u diagnostikua si dehidrim. Ai po merr trajtimin e duhur dhe ndihet më mirë.”

Koncerti ishte pjesë e turneut “Oneness” në Amerikën e Veriut, i cili do të rifillojë më 23 prill në Sugar Land, Teksas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat