Nga Roma e Italisë: Këngëtarja Donna Dafi jep një premtim enigmatik – ‘Do të jem atje për 10 minuta’

Mediale Vip

Nga Roma e Italisë: Këngëtarja Donna Dafi jep një premtim enigmatik – ‘Do të jem atje për 10 minuta’

Më: 24 prill 2025 Në ora: 09:30
Donna Dafi

Me publikimin e disa fotografive shumë tërheqëse, elegante dhe të shoqëruara me një vetëbesim të palëkundur, artistja me famë ndërkombëtare Donna Dafi nga Roma e Italisë ka ngjallur vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Image
Donna Dafi

Në një postim në Instagram, ajo iu drejtua fansave me një pyetje retorike: "Unë do të jem atje për 10 minuta – dhe nëse vendosni të më besoni, kjo është në dorën tuaj."

Kujt i është drejtuar konkretisht dhe kush janë ata që zgjedhin t’i besojnë, këtë më së miri e dinë vetë fansat e saj, të cilët kanë shpërthyer me komente në rrjetet sociale.

Image
Donna Dafi

Fotot janë realizuar në qytetin e Romës, ku Donna Dafi po qëndron prej disa ditësh së bashku me ekipin e saj, në kuadër të disa projekteve të reja muzikore. Thuhet se këto projekte do të sjellin një "boom" muzikor për verën e këtij viti, dhe fansat mezi po presin çfarë do të sjellë artistja në vazhdim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat