Aktorja Sophie Turner, e njohur për rolin e saj si Sansa Stark në "Game of Thrones", ka ndezur thashethemet për një ndarje të mundshme me aristokratin britanik Peregrine Pearson.
Përkatësisht, u vu re se aktorja nuk e ndjek më Peregrine në Instagram.
Edhe pse profili i tij është privat, nuk dihet nëse e ndjek ende Sophie. Fotot e fundit që Turner ndau me Peregrine ishin në janar 2025.
Çifti thuhet se ishin bashkë në Paris në mars, por aktorja nuk e ka etiketuar aristokratin në fotot e publikuara nga ai udhëtim.
Sophie Turner dhe Joe Jonas njoftuan në shtator 2023, se po divorcoheshin pas katër vjet martese. Vetëm një muaj më vonë, Turner u fotografua në Paris duke u puthur me Peregrine, duke konfirmuar fillimin e lidhjes së tyre.
Gjithashtu, në janar 2024, ajo ndau foto nga mali, ku ndodhej me Peregrine dhe miqtë, të cilat konfirmuan lidhjen e tyre romantike.
Pearson (29) është një nga beqarët më të dëshirueshëm në Britani. Ai është trashëgimtari i katërt i Viscount Cowdray, dhe pasuria e familjes vlerësohet 224 milionë funte. Ai ishte më parë në lidhje me Princeshën Maria-Olympia të Greqisë dhe Danimarkës, por çifti u nda në shtator 2023.