Getoar Selimi me veshje tradicionale në klipin e ri, shfaqet me tirqi e shall të bardhë në kokë

Mediale Vip

Getoar Selimi me veshje tradicionale në klipin e ri, shfaqet me tirqi e shall të bardhë në kokë

Më: 25 prill 2025 Në ora: 19:08
Getoar Selimi

Reperi i njohur shqiptar, Getoar Selimi – i njohur për publikun si Ghetto Geasy – ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Unë”, një projekt që vjen si pjesë e albumit të tij më të ri.

Kënga e zhanrit hip-hop, që mban vulën karakteristike të stilit të Getoarit, këtë herë është shoqëruar me një videoklip që ka marrë vëmendje të veçantë në rrjetet sociale dhe mediat muzikore. Arsyeja? Getoari vjen ndryshe nga çdo paraqitje e mëhershme.

Në videoklip, ai shfaqet i veshur me tirqi dhe veshje tradicionale shqiptare, duke i dhënë kështu klipit një identitet të fuqishëm kombëtar.

Ky projekt shënon këngën e tretë nga albumi i tij më i ri, që po pritet me shumë interes nga fansat e artistit dhe adhuruesit e hip-hopit shqiptar.

Me “Unë”, Getoari jo vetëm që eksperimenton artistikisht, por edhe përçon mesazhe për rrënjët kulturore dhe identitetin shqiptar.

Pamjet e klipit, ngjyrat, ambientet dhe veshjet sjellin në mendje traditat e Rugovës, krahinë me të cilën duket se Getoari ka vendosur të lidhë vizualisht këtë projekt muzikor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat