Po lind një romancë? I shprehu ndjenjat në Ferma VIP, Albano zbulon të vërtetën e raportit me Nur

Mediale Vip

Po lind një romancë? I shprehu ndjenjat në Ferma VIP, Albano zbulon të vërtetën e raportit me Nur

Më: 26 prill 2025 Në ora: 14:48
Albano Bogdo

Spektakli i fundit i Ferma VIP solli një moment të papritur që ngjalli reagime dhe buzëqeshje në publik. Gjatë transmetimit LIVE, Nur u shpreh me nota të dukshme dashurie ndaj Albano Bogdos, duke ngritur pyetjen: A po lind një romancë?

I ftuar në Ferma Club, Albano sqaroi gjithçka. Ai theksoi se deklarata e Nur ishte në kuadër të një shakaje mes miqsh.

Mes batutash dhe të qeshurash, Bogdo u kujdes të vendosë kufijtë mes rolit të tij si kryeplak dhe ndërveprimeve me banorët e tjerë të fermës.

Pra, për ata që po shpresonin për një histori dashurie, për momentin, duket se ishte vetëm një shaka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat