Mc Kresha dhe Lyrical Son ndanë eksluzivisht në Vizion Plus detaje nga projeket e reja në fushën e muzikës.
I ftuar nga Albano Bogdo në 2984, Mc Kresha zbuloi emrin e albumit të tyre më të ri dhe frymëzimin që qëndron pas tij, duke theksuar lidhjen me traditën e këngës kreshnike dhe figurat legjendare të folklorit shqiptar.
Ata gjithashtu treguan dy prej këngëtarët që do të kenë bashkëpunime në album.
Pjesë nga biseda:
Albano Bogdo: Do ndani ndonjë informacion për albumin e ri që do nxirrni? Shkurtimisht, nëse dëshironi. Sa të dëshironi ju
Mc Kresha: SalihixFerizi e ka emrin albumi. Është si kuel i rapsodit të Rapsdosit. Ndoshta duhet ta sqaroj për opinionin publik, sidomos për pjesën jugore, ku muzika e kreshnikëve nuk është shumë prezente ose tradicionale. Malësia e ka traditë të këndojë këngë kreshnike. Edhe ata kanë qenë dy rapsod, shqiptarët e parë që kanë fituar titull ndërkombëtar, titullin e kontestin e këngës folkloristike në Londër në vitet e ‘60-ta, edhe ne i konsiderojmë si legjenda. Ata kanë kënduar dhe për pushkë edhe për dashni.
Albano Bogdo: Keni bashkëpunime?
Mc Kresha: Po. Albumi del tani në maj. Elai, Dhurata Dora janë disa mysafirët në albumin tonë.