Një super bashkëpunim po vjen nga DJ PM, DJ Dagz dhe David Dreshaj!

Mediale Vip

Një super bashkëpunim po vjen nga DJ PM, DJ Dagz dhe David Dreshaj!

Më: 29 prill 2025 Në ora: 11:56
David Dreshaj

Një treshe për merak është bashkuar për të sjellë një super këngë që të gjithë tashmë e njohim: “Ky marak”. Bëhet fjalë për këngëtarin David Dreshaj dhe dy DJ të njohur shqiptarë, DJ PM dhe DJ Dagz. Kënga do të publikohet më 30 prill, e shoqëruar me videoklip, dhe do të jetë e disponueshme në të gjitha platformat muzikore.

Producenti, arranzhuesi dhe krijuesi i beat-it është Engli Versal (YoooEngli). Melodia është realizuar nga J. Gashi, Engli Versal dhe David Dreshaj, ndërsa mix & master është bërë gjithashtu nga Engli Versal.

Videoklipi është realizuar nga Mars Studio (Endrit Rrahimi), me xhirime ajrore nga Armend Hajrullahu. Për stilin dhe veshjen janë kujdesur Nada Javanovic dhe vetë David Dreshaj.

Image
David Dreshaj

Klipi premton të jetë vizualisht i fuqishëm, me një koreografi mbresëlënëse nga balerina profesioniste, nën drejtimin e koreografëve Slobodan Vukčević dhe Marija Brajković, si dhe me pjesëmarrjen aktive të Davidit në skenat e vallëzimit.

Duke pasur parasysh sukseset e mëparshme të Davidit që janë kthyer në hite, edhe ky projekt po pritet me entuziazëm për të qenë një hit veror i padiskutueshëm.

Deri në publikimin e klipit, ju sjellim disa foto ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat