Diona Fona shfaqet më joshëse se kurrë në fotografitë në plazh

Mediale Vip

Diona Fona shfaqet më joshëse se kurrë në fotografitë në plazh

Më: 5 maj 2025 Në ora: 15:13
Diona Fona

Diona Fona ka zgjedhur që ditët e nxehta të majit t’i kalojë pranë detit, dhe fansat e saj nuk kanë mbetur pa u surprizuar.

Këngëtarja e njohur shqiptare ka publikuar disa fotografi mahnitëse nga plazhi, ku shfaqet duke pozuar me shumë vetëbesim në rërën e artë, ndërsa vesh një bikini ngjyrë e verdhë e ndezur që thekson format e saj elegante.

Me flokët e lëshuar valë-valë, një lule rozë në flokë dhe syzet me stil modern, Diona ka sjellë një atmosferë tropikale që të çon menjëherë me mendje te pushimet verore.

Image
Diona Fona

Pamja e saj natyrale përpara ujërave të kristalta i ka dhënë ndjekësve një ndjesi relaksi, por edhe një “nxehtësi” ndryshe në rrjete sociale.

Fotografitë janë pëlqyer dhe komentuar me mijëra herë në pak kohë, teksa fansat nuk kursejnë komplimentet për linjat trupore dhe sharmin që Diona.

Image
Diona Fona

Pa asnjë dyshim, ajo është një nga artistet që di të tërheqë vëmendjen, jo vetëm me muzikën, por edhe me stilin e saj gjithnjë të kuruar. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat