Gazetari bën deklaratën e fortë në Ferma Club: Rrëfimi i Albës nuk është i vërtetë, njoh ish-burrin e saj

Mediale Vip

Gazetari bën deklaratën e fortë në Ferma Club: Rrëfimi i Albës nuk është i vërtetë, njoh ish-burrin e saj

Më: 10 maj 2025 Në ora: 15:18
Elton Tozaj.

Pas rrëfimit të ndjerë të Albës në “Ferma VIP”, ku ajo tregoi se ka kaluar një martesë të vështirë dhe është keqtrajtuar nga ish-bashkëshorti, ka ardhur një reagim i fortë nga gazetari Elton Tozaj.

I ftuar në emisionin “Ferma Club”, Tozaj hodhi poshtë versionin e Albës, duke e cilësuar atë si të pavërtetë dhe të ekzagjeruar.

“E njoh personalisht ish-bashkëshortin e Albës. Ajo që tregoi në ‘Ferma VIP’ ishte një histori që nuk ekziston. Rrëfimi i saj ishte idjot. Alba po shet një histori që nuk është reale. Mos e shihni të fortë dikë që nuk është,” u shpreh gazetari.

Tozaj shtoi se Alba ka shmangur pyetjet direkte për të kaluarën e saj, ndërsa flet shpesh për çështje të tjera sociale si fëmijët në rrugë. “Ka qenë një martesë e palumtur për të, sepse kishte dëshirë të lëvizte në fundjavë – jo për shkak të dhunës,” theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat