Gerard Depardieu shpallet fajtor për ngacmim seksual ndaj 2 grave, dënohet me kusht

Mediale Vip

Gerard Depardieu shpallet fajtor për ngacmim seksual ndaj 2 grave, dënohet me kusht

Më: 13 maj 2025 Në ora: 13:16
Gerard Depardieu

Një gjykatë në Paris e shpalli legjendën e filmit francez Gerard Depardieu 76 vjeç fajtor për sulm seksual ndaj dy grave në sheshxhirimin e një filmi dhe e dënoi atë me një dënim me burgim me kusht prej 18 muajsh.

Aktori u akuzua për prekje të papërshtatshme të dy grave gjatë xhirimeve të filmit në vitin 2021 — një skenografe, e identifikuar në gjykatë si Amélie, dhe asistente regjisore Sara. Depardieu i mohoi akuzat gjatë gjyqit.

Gjykata vendosi që dëshmia e skenografes ishte konsistente, ndërsa deklaratat e aktorit ndryshuan me kalimin e kohës. Ai u shpall fajtor për sulm ndaj të dy grave.

Prokurori Laurent Guy tha gjatë gjyqit: “Është mjaft e mundur të jesh një aktor i shkëlqyer dhe një baba i mirë – dhe të kryesh një krim në të njëjtën kohë. Ju nuk po gjykoni një film francez këtu. Ju po gjykoni Gerard Depardieu, si çdo qytetar tjetër”.

Në fund të gjyqit, i cili zgjati gjashtë javë, prokuroria kërkoi një dënim me burgim me kusht prej 18 muajsh, një gjobë prej 20,000 eurosh dhe regjistrimin e aktorit në regjistrin e abuzuesve seksualë.

Avokati mbrojtës i aktorit, Jeremy Asu, kërkoi lirim nga akuzat dhe akuzoi ekipin e prokurorisë se po silleshin më shumë si aktivistë sesa si avokatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat