Kush është Hazel Brugger? Komedianja zvicerane që shkëlqeu si prezantuese në finalen e Eurovision 2025

Mediale Vip

Kush është Hazel Brugger? Komedianja zvicerane që shkëlqeu si prezantuese në finalen e Eurovision 2025

Më: 18 maj 2025 Në ora: 13:10
Hazel Brugger

Pas emocioneve të mëdha të finales së Eurovision 2025 që u mbajt mbrëmë në Bazel, shumë shikues mbetën të impresionuar jo vetëm nga performancat muzikore, por edhe nga një prej figurave më karizmatike të mbrëmjes – Hazel Brugger.

31-vjeçarja zvicerano-amerikane është një komediane, poete dhe prezantuese e njohur në hapësirën gjermanishtfolëse.

Ajo lindi në San Diego nga një baba zviceran dhe nënë gjermane, por u rrit në Cyrih. Karrierën e nisi si poete slam që në adoleshencë, ndërsa u bë e famshme në emisionin satirik gjerman heute-show, shkruan DailyMail.

Hazel është njohur për stilin e saj ironik dhe inteligjent, që e ka bërë të fitojë çmime të shumta në komedi, përfshirë Kleinkunstpreis si “Mbretëresha e zgjuarsisë”. Ajo ka realizuar disa turne stand-up, ndërsa speciali i saj komik Tropical u publikua në Netflix në vitin 2020. Aktualisht është në turne me shfaqjen e saj më të fundit, “Still Awake”.

Përtej komedisë, Hazel është prezantuese e suksesshme televizive dhe shpesh shfaqet në programe të njohura si Wetten, dass…? dhe LOL – Last One Laughing.

Ajo jeton në Gjermani me bashkëshortin Thomas Spitzer dhe dy vajzat e tyre. Së bashku kanë krijuar edhe dy podkaste të suksesshme si çift.

Mbrëmjen e djeshme, Brugger shkëlqeu në skenën e Eurovisionit përkrah Michelle Hunziker dhe Sandra Studer, duke drejtuar finalen me energji, humor dhe profesionalizëm – edhe pse eventi nuk ishte pa probleme teknike.

Hazel tregoi se është më shumë sesa një komediane – ajo është një yll në ngritje në arenën ndërkombëtare të argëtimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat