Patricia Clarkson rrëfen se e ka parë Justin Timberlake lakuriq në sheshxhirim

Mediale Vip

Patricia Clarkson rrëfen se e ka parë Justin Timberlake lakuriq në sheshxhirim

Më: 18 maj 2025 Në ora: 15:09
Patricia Clarkson dhe Justin Timberlake

Aktorja e njohur, Patricia Clarkson, ka rrëfyer me humor se ka parë Justin Timberlake lakuriq gjatë xhirimeve të filmit “Friends With Benefits” në vitin 2011.

E ftuar në emisionin e Andy Cohen, ajo tregoi se hyri në një skenë ku Timberlake ishte plotësisht i zhveshur dhe tha me shaka se ai është “shumë i talentuar”.

Clarkson, 65 vjeç, tha se u shqetësua mos e mërziste bashkëshorten e Timberlake, Jessica Biel, duke theksuar se gjithçka ndodhi në kuadër të xhirimeve, shkruan DailyMail.

“Nuk kam dëgjuar asgjë nga ajo dhe tani jam pak e mërzitur”, shtoi ajo me ironi.

Timberlake, 44 vjeç, është komentuar shpesh për paraqitjen e tij, madje në të kaluarën është quajtur “Trousersnake” nga shtypi britanik – një nofkë që ai vetë e ka mohuar me bezdi.

Së fundmi, këngëtari u bë temë në rrjete sociale pas një incidenti me veshjen gjatë një koncerti në Nashville, ku një rrip tërhoqi vëmendjen në një zonë delikate të trupit të tij.

Videoja u bë virale, dhe komentet online nuk munguan, me ndjekës që u argëtuan me situatën.

Timberlake është i martuar me aktoren Jessica Biel, me të cilën ka dy fëmijë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat