Gigi Hadid ftoh raportet me Blake Lively në mes të konfliktit ligjor me Taylor Swift

Mediale Vip

Gigi Hadid ftoh raportet me Blake Lively në mes të konfliktit ligjor me Taylor Swift

Më: 18 maj 2025 Në ora: 21:32
Blake Lively/ Gigi Hadid

Një “treshe jo romantike” po përbën aktualisht një nga situatat më të tensionuara në Hollywood. Sipas People, Gigi Hadid po distancohet nga mikja e saj e ngushtë Blake Lively, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara të kësaj të fundit me Taylor Swift, një tjetër mikeshë shumë e afërt e supermodeles.

Një burim pranë Hadid ka treguar:

“Gigi ndihet shumë keq që një nga miket e saj të ngushta është përfshirë në një dramë ligjore kaq të madhe,” – u shpreh ai, pas lajmit që Taylor Swift është thirrur si dëshmitare në betejën ligjore mes Blake Lively dhe aktorit Justin Baldoni.
Një tjetër burim ka shtuar:

“Gigi është shumë më e afërt me Taylor dhe e ka marrë anën e saj në këtë situatë. Nuk do të përfshihet në dramë, por po e mban distancën nga Blake – megjithëse ende e konsideron mike.”
Ndërkohë, një burim i tretë konfirmon se raporti mes Swift dhe Lively është “ndalur” përkohësisht, pasi këngëtarja nuk dëshiron të ketë aspak lidhje me këtë konflikt.

“Ato po marrin pak hapësirë nga njëra-tjetra,” – tha burimi. “Por nuk do të thotë se nuk janë më mike.”

Çfarë ndodhi mes Blake dhe Taylor?
Sipas raportimeve nga Page Six, përfshirja e Swift në këtë çështje nisi kur ajo u thirr si dëshmitare në procesin që Lively nisi kundër Baldoni-t, bashkaktorit dhe regjisorit të filmit 'It Ends With Us'. Në një mesazh të supozuar, Blake e quante Swift si një nga “dragonjtë” e saj, një referencë jo e zakonshme në raportet e tyre miqësore.

Për më tepër, Lively dyshohet se i kërkoi Taylor të fshinte mesazhet e tyre dhe të publikonte një deklaratë mbështetëse, gjë që avokati i Baldonit e interpretoi si shantazh të mundshëm për të shmangur daljen e mesazheve private në publik. Megjithatë, gjykata i hodhi poshtë pretendimet e palës Baldoni si të papranueshme në proces.

A është krisur miqësia Gigi–Blake?
Pyetjet nisën të lindin kur Blake mungoi në festën e 30-vjetorit të Hadid, ku morën pjesë shumë personazhe të njohur, përfshirë vetë Taylor Swift. Ndonëse nuk u publikuan foto me këngëtaren, burimet konfirmuan se ajo ishte aty.

Në dhjetor 2024, Lively ngriti padi për ngacmim seksual dhe fushatë denigruese kundër Baldonit, i cili i është kundërpërgjigjur me një padi prej 400 milionë dollarësh për shpifje dhe shantazh, duke përfshirë edhe bashkëshortin e Lively, Ryan Reynolds, dhe publicisten e saj.

Gjykimi i bujshëm pritet të nisë në mars 2026, ndërsa marrëdhëniet mes personazheve të përfshirë duken më të brishta se kurrë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat