E pafat, këngëtarja humb unazën e martesës pas Eurovisionit

Mediale Vip

E pafat, këngëtarja humb unazën e martesës pas Eurovisionit

Më: 19 maj 2025 Në ora: 15:47
Holly-Anne Hull-in

Nuk ishte vetëm renditja e dobët ajo që e tronditi grupin britanik “Remember Monday” pas performancës së grupit në Eurovision… Por për Holly-Anne Hull-in, kjo fundjavë mori një tjetër kthesë dramatike: ajo humbi unazën e martesës dhe atë të fejesës!

Në një video të postuar në Instagram, ku shihej bashkë me shoqet e grupit në avion, duke u larguar nga Zvicra, këngëtarja e tregoi lajmin me një buzëqeshje nervoze:

“Do të më zërë një krizë nervore sepse kam humbur unazën time të martesës”, u shpreh Hull.

Nuk dihet ende saktësisht se ku ose kur ka ndodhur incidenti, por momenti ka marrë vëmendje të madhe në rrjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat