Pete Davidson dhe Elsie Hewitt ndërmarrin hapin tjetër në marrëdhënien e tyre! Planet e çiftit

Mediale Vip

Pete Davidson dhe Elsie Hewitt ndërmarrin hapin tjetër në marrëdhënien e tyre! Planet e çiftit

Më: 19 maj 2025 Në ora: 23:12
Pete Davidson dhe Elsie Hewitt

Pete Davidson dhe Elsie Hewitt kanë vendosur të bëjnë hapin tjetër në marrëdhënien e tyre duke u zhvendosur të jetojnë së bashku, zbuloi një burim për revistën People.

Sipas informacioneve, çifti ka jetuar në Nju Jork gjatë muajve të fundit, duke e ndarë kohën midis shtëpisë së aktorit në veri të shtetit të Nju Jorkut dhe një rezidence tjetër që kanë filluar ta marrin me qira së fundmi në Brooklyn.

“Pete dhe Elsie kanë jetuar së bashku në New York gjatë muajve të fundit “, tha burimi, teksa shtoi: “Ata po e ndajnë kohën e tyre midis shtëpisë së fshatit të Pete dhe një rezidence tjetër që kanë filluar ta marrin me qira së fundmi në Brooklyn. Ata janë shumë të lumtur së bashku dhe gjithçka po shkon shumë mirë .”

Lidhja e çiftit u bë e njohur në mars, kur ata u panë në momente të ëmbla së bashku, teksa notonin në një plazh në Palm Beach, Florida. Disa ditë më vonë, Elsie Hewitt postoi një video në llogarinë e saj personale në Instagram, në të cilën Davidson po qeshte,  i veshur me rroba banje.

Kohët e fundit, ata udhëtuan së bashku për në Skoci për dasmën e Dave Navarro, me modelen që postoi një mori me foto nga udhëtimi, ku përfshihej edhe një video prekëse e tyre duke ecur së bashku, me aktorin që e puthte në ballë.

Lidhja e re e Pete Davidson  vjen tetë muaj pas ndarjes së tij nga aktorja Madeleine Klein. Nga ana tjetër, Elsie Hewitt kishte një lidhje të mëparshme  me aktorin Jason Sudeikis, ndërsa më parë ishte me Ryan Phillippe, të cilin e paditi në vitin 2017 për dhunë në familje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat