U arrestua për sulm, Chris Brown lirohet me kusht – pagoi rreth 6 milionë euro

Mediale Vip

U arrestua për sulm, Chris Brown lirohet me kusht – pagoi rreth 6 milionë euro

Më: 21 maj 2025 Në ora: 15:42
Chris Brown

Këngëtari amerikan, Chris Brown është liruar me kush nga një gjykatë në Londër pasi u akuzua për shkaktimin e një “sulmi të paprovokuar” në një klub nate në vitin 2023.

36-vjeçari, të cilit ende nuk i është kërkuar të pranojë fajësinë për këtë çështje, është në gjendje të fillojë turneun e tij botëror muajin e ardhshëm siç edhe ishte e planifikuar si pjesë e kushteve të lirimit me kusht.

Ai u arrestua javën e kaluar dhe më vonë u akuzua për lëndime të rënda trupore për një incident në të cilin dyshohet se sulmoi një producent muzikor me një shishe.

Artisti nuk ishte i pranishëm në gjykatë për seancën e lirimit me kusht të së mërkurës, në të cilën gjyqtari tha se duhet t’i paguajë gjykatës një tarifë sigurie prej afër 6 milionë euro.

Tarifa e sigurisë është një garanci financiare për të siguruar që i pandehuri të kthehet në gjykatë dhe mund të konfiskohet nëse shkelë kushtet e lirimit me kusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat