Sofia Vergara zbulon çfarë kërkon te një partner pas divorcit

Mediale Vip

Sofia Vergara zbulon çfarë kërkon te një partner pas divorcit

Më: 23 maj 2025 Në ora: 18:02
Sofia Vergara dhe Joe Manganiello

Sofia Vergara, aktorja e njohur nga “Modern Family”, ka zbuluar çfarë kërkon te një partner i ardhshëm – dhe sipas saj, është diçka shumë konkrete: stabilitet financiar.

Gjatë një interviste në “Today with Jenna & Friends”, ajo tha: “Dua dikë që ka po aq para sa unë, ose më shumë, përndryshe është një makth”.

Përveç kësaj, ajo përmendi se preferon dikë të gjatë, të pashëm, të shëndetshëm dhe që di të sjellë argëtim, shkruan DailyMail.

Vergara, 52 vjeçe, u nda nga aktori Joe Manganiello në vitin 2023. Ajo ka thënë se një nga arsyet kryesore për ndarjen ishte mospërputhja në dëshirën për të pasur fëmijë.

Me një djalë 33-vjeçar nga një lidhje e mëparshme, ajo deklaroi se nuk ishte gati të bëhej nënë përsëri në këtë fazë të jetës së saj.

Nga ana tjetër, Manganiello ka mohuar pretendimin se ndarja ndodhi për shkak të fëmijëve, duke thënë se “thjesht u ndamë”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat