Jessica Alba është parë duke kaluar momente të afërta me një burrë misterioz në Londër, vetëm pak muaj pasi zyrtarisht kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj prej 17 vitesh, Cash Warren.
Ylli i “Fantastic Four”, 43 vjeç, u fotografua në Regent’s Park duke u shëtitur dorë për dore dhe duke u puthur me një burrë të panjohur, në një pamje që sugjeron një lidhje të re.
Sipas dëshmitarëve, çifti u pa i përqafuar në një ambient të qetë dhe të relaksuar, duke lënë të kuptohet se Jessica mund të jetë duke hapur një kapitull të ri në jetën e saj personale, shkruan DailyMail.

Alba dhe Warren paraqitën kërkesën për divorc në fillim të këtij viti, duke përmendur “dallime të papajtueshme”. Ata kanë tre fëmijë së bashku dhe kërkuan kujdestari të përbashkët.
Tetë muaj përpara lajmit për ndarje, aktorja kishte postuar përvjetorin e tyre të 16-të në Instagram me fjalë plot reflektim dhe mall, por u vu re pa unazë në daljet e mëvonshme, çka ndezi spekulimet për krisje në martesë.
Megjithëse më vonë u ribashkuan për ditëlindjen e djalit të tyre, burimet konfirmuan se ndarja ishte përfundimtare.
Jessica dhe Cash u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Fantastic Four” në 2004 dhe u martuan në vitin 2008.
Tashmë, duket se Alba po e lë pas këtë periudhë dhe po i jep vetes mundësinë për një fillim të ri.