Bardhi publikon këngën e re “Falma”

Mediale Vip

Bardhi publikon këngën e re “Falma”

Më: 1 qershor 2025 Në ora: 19:24
Bardhi

Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, ka publikuar ditën e sotme (e diel) projektin e ri muzikor.

“Falma” titullohet kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti dhe melodia u realizua nga vet artisti me producim nga Egliversal.

Miksimi dhe masterizimi u bë nga Son of Selo me video nga Fullmoon Production.

Kënga tashmë ndodhet e plotë në YouTube, në kanalin zyrtar të Bardhyl Idrizit (emri i vërtetë).

I njëjti ka kohë që po vazhdon si solo artist dhe po merr mbështetje të vazhdueshme nga fansat.

Ai po pëlqehet tejet shumë dhe projektet që ka sjell numërojnë miliona klikime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat