Ish-fermerja e “Ferma VIP” përfundon në spital gjatë pushimeve në Dubai

Mediale Vip

Ish-fermerja e “Ferma VIP” përfundon në spital gjatë pushimeve në Dubai

Më: 2 qershor 2025 Në ora: 14:17
Nur Al Khazal

Një udhëtim relaksues në Dubai për Nur Al Khazal, banoren e “Ferma VIP 2”, është kthyer në një përvojë të pakëndshme.

Ajo u fotografua kohët e fundit duke shijuar pushimet me shoqen e saj të ngushtë, por një incident i papritur ka ndryshuar rrjedhën e gjithçkaje.

Sipas burimeve për “Prive”, Nur ka pësuar një dëmtim në hundë, i cili ka sjellë komplikime serioze. Për shkak të këtij problemi, asaj i është dashur të shtrohet në spital dhe t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale në hundë, një zonë ku më herët kishte kryer operacion estetik.

Aktualisht, ajo po qëndron nën kujdesin e mjekëve në Dubai dhe pritet të qëndrojë për disa ditë në spital, derisa të rikuperohet plotësisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat