Komentohet afërsia e madhe e Ledrit dhe Xhensilës në një nga koncertet e tyre

Mediale Vip

Komentohet afërsia e madhe e Ledrit dhe Xhensilës në një nga koncertet e tyre

Më: 2 qershor 2025 Në ora: 18:54
Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula javë më parë sollën një bashkëpunim të quajtur “Ma kthe”.

Kënga u prit mirë në publik, mblodhi miliona klikime, por ajo që mori vëmendje ishte afërsia e tyre në videoklip.

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja pasi dyshja kohëve të fundit kanë qenë shumë të komentuar.

Image
Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula

Ata ishin së bashku në një koncert në Zvicër, ku gjatë interpretimit u panë në disa skena shumë të afërt.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë ndërkohë hedhur aludime të ndryshme në lidhje me ta.

Image
Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula

Ata kanë kritikuar këngëtaren për lëvizjet skenike e provokuese kundrejt reperit nga Kosova.

Sidoqoftë, sa i përket jetës private të dy vlen të ceket se janë beqarë, të fokusuar në karrierë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat