Dafina e pandalshme, nis xhirimet e klipit bashkë me Feron

Mediale Vip

Dafina e pandalshme, nis xhirimet e klipit bashkë me Feron

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 16:51
Fero dhe Dafina

Reperi i njohur Fero ka ndarë një moment të veçantë në Instastory, ku shfaqet përkrah këngëtares Dafina Zeqiri gjatë xhirimeve të klipit të tyre të ri muzikor.

Ajo që bie në sy është se Dafina, edhe pse ndodhet në muajin e 8-të të shtatzënisë, vazhdon të jetë aktive dhe e përkushtuar ndaj karrierës së saj, shkruan Indeksonline.

Me një look të freskët veror dhe një energji pozitive që rrezaton, Dafina tregon edhe një herë përkushtimin e saj ndaj muzikës dhe fansave.

Dy artistët duken në harmoni të plotë në skenën e xhirimeve, teksa pritet me padurim projekti i tyre i ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat