Don Xhoni lanson këngën e re “Don ti”

Mediale Vip

Don Xhoni lanson këngën e re “Don ti”

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 21:53
Don Xhoni

Rap-artisti i njohur nga Drenica, Don Xhoni, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Don ti” titullohet kënga e tij e radhës që e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet këngëtari me muzikë dhe producim nga Mixey.

 ;

Videoja i është besuar produksionit të njohur, Sekuencë.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, ku ka grumbulluar mbi 500 mijë klikime.

Xhonatan Isufi (emri i vërtetë) shquhet për stilin e tij të veçantë muzikor dhe tani ka fansa të shumtë gjithandej.

I njëjti është tejet i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte nëpër vende të ndryshme. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat