Armina Mevlani feston ditëlindjen e 34-të

Mediale Vip

Armina Mevlani feston ditëlindjen e 34-të

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 21:52
Armina Mevlani

Ish-Miss Shqipëria, Armina Mevlani, feston sot 34-vjetorin e lindjes.

Për këtë ditë të veçantë, ajo ka ndarë në Instagram një set fotografish pranë tortës së ditëlindjes, ku shfaqet me klas dhe vetëbesim.

Në postimin e saj, modelja shkruan:

“Një vit më shumë jetë, një vit më shumë për të ndjerë dashurinë dhe për të dhënë dashuri! Një vit më shumë emocione, krijimtari, çmenduri, miqësi, dhe nuk mund të jem më mirënjohëse!

Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes! JU më bëni të ndihem me fat dhe e dashur”.

Image
Armina Mevlani
Image
Armina Mevlani

Urime Arminës për këtë ditë të bukur!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat