Ky është drejtori i ri kreativ i shtëpisë franceze të modës, Dior

Mediale Vip

Ky është drejtori i ri kreativ i shtëpisë franceze të modës, Dior

Më: 8 qershor 2025 Në ora: 09:30
Jonathan Anderson

Këtë javë ka ndodhur një nga lëvizjet më të mëdha në biznesin e modës, me shtëpinë ikonike franceze, Dior që tani shpreson që Jonathan Anderson të shkëlqejë magjishëm.

Për gati një dekadë, stilisti irlandez udhëhoqi shtëpinë spanjolle të modës Loeëe, në pronësi të LVMH – një histori suksesi e padiskutueshme, duke pesëfishuar të ardhurat vjetore të markës.

Tani, ai merr një rol historik në Dior, duke u bërë personi i parë, përveç Christian Dior, që shërben si drejtor krijues.

Është një moment i rëndësishëm për stilistin 40-vjeçar, udhëtimi i të cilit filloi larg pistave të Parisit. I lindur në Magherafelt, një qytet i vogël në Irlandën e Veriut, Anderson u largua nga shtëpia në moshën 18 vjeç për të ndjekur aktrimin në SHBA. Më vonë ai ndryshoi kurs dhe u kthye në Evropë. Duke u bazuar në pasionin e tij të fëmijërisë për teatrin dhe kostumet, ai vendosi të studionte në Kolegjin e Modës në Londër, ku edhe u diplomua.

Ndryshe, vitin e kaluar, Anderson u emërua si një nga 100 njerëzit më me ndikim nga revista Time.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat