Fjolla Morina dhe Genta Ismajli bashkë, çka po zihet mes tyre?

Mediale Vip

Fjolla Morina dhe Genta Ismajli bashkë, çka po zihet mes tyre?

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 20:26
Fjolla Morina

Fjolla Morina ka zgjedhur të shijojë ditët e verës në një vilë luksoze në zemër të Kosovës, por ajo që ka ngjallur më shumë kuriozitet është prania e një tjetër ylli të skenës – Genta Ismajli.

Dy këngëtaret, të njohura jo vetëm për karrierën e suksesshme por edhe për miqësinë e tyre prej vitesh, janë bërë bashkë në këtë “arratisje” intime, larg syve të publikut dhe mediave.

Edhe pse arsyeja e këtij takimi mbetet mister, fansat dhe ndjekësit po aludojnë për një bashkëpunim të mundshëm artistik. A është kjo vila luksoze vendi ku po lind një hit i ri veror, apo thjesht një strehë për çaste relaksi mes mikeshash të vjetra?

Image
Genta

Me shumë ndjekës në rrjetet sociale dhe një ndjeshmëri të lartë ndaj çdo detaji që postojnë, prania e Gentës pranë Fjollës nuk ka kaluar pa u vënë re. Të dyja janë treguar diskrete në postime, por “gjuha” e Instagram-it flet shumë: story të ndara nga i njëjti ambient, muzikë në sfond dhe një atmosferë që lë të kuptohet se diçka më shumë po ndodh pas kamerave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat