Alba dhe Limi ndajnë rrugët, konfirmohet ndarja

Mediale Vip

Alba dhe Limi ndajnë rrugët, konfirmohet ndarja

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 20:57
Alba dhe Limi

Përmes një postimi në Instagram, Alba Pollozhani ka konfirmuar se ajo dhe Limi nuk janë më bashkë.

Çifti ka vendosur që nga tani e tutje të ndjekin rrugë të ndara nga njëri -tjetri.

Romanca e tyre nisi brenda formatit “Ferma VIP”, ku u shfaqën si një nga çiftet më të afërt dhe të komentuar nga publiku.

Image
Shkrimi në Instastory

“Unë dhe Ai, pas një periudhe reflektimi, kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndara”, shkruan Alba në postimin e saj, duke shtuar se ndajnë kujtime, por jo më plane.

Vetëm pak javë pas përfundimit të spektaklit, lidhja e tyre ka marrë fund, ndërsa Alba thekson se ndarja është një akt dashurie ndaj vetes dhe po ecën përpara me qetësi e mirënjohje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat