Influencuesja e njohur në pritje të fëmijës së katërt, mënyra e veçantë e çiftit për të dhënë lajmin e ëmbël emocionon ndjekësit

Mediale Vip

Influencuesja e njohur në pritje të fëmijës së katërt, mënyra e veçantë e çiftit për të dhënë lajmin e ëmbël emocionon ndjekësit

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 22:24
Nara Smith me partnerin

Nara Smith do të bëhet nënë për herë të katërt. Ajo e ndau lajmin e bukur me anë të një video në rrjetet sociale.

Në klipin që modelja dhe influencuesja 23-vjeçare posto në Instagram, ajo tregon barkun e saj që po rritet duke ngritur bluzën, ndërsa bashkëshorti i saj, Lucky Blue Smith, e përqafon. Në imazhin tjetër, ai përkulet dhe i puth barkun.

“Fëmija numër katër po vjen “, shkruhet në video.

“Surpriza jonë e vogël”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit.

Smith ka grumbulluar 9.1 milionë ndjekës në TikTok, dhe videot e saj të gatimit janë bërë virale. Në to, ajo shpesh shfaqet e veshur me rroba firmato, me grim dhe modele flokësh të hollësishme, dhe duke përgatitur ushqim dhe pije.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat