Nuk i del inati që nga 2016-ta, ish-gruaja e Françesko Totit sulmon Spaletin: Njeri i vogël

Mediale Vip

Nuk i del inati që nga 2016-ta, ish-gruaja e Françesko Totit sulmon Spaletin: Njeri i vogël

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 20:30
Ilari Blazi

Ilari Blazi, ish-gruaja e Françesko Totit ka reaguar për shkarkimin e Luçiano Spaletit nga kombëtarja e Italisë. 

Prezantuesja në vitin 2016, në atë kohë gruaja e ish-kapitenit të Romës, kishte sulmuar Spalletin (trajnerin e verdhekuqve) për disa zgjedhje teknike që e kishin çuar lojtarin në stol.

Në atë rast, Blazi e kishte quajtur Spaletin “një njeri të vogël”.

Dhe pikërisht dje, ajo publikoi në “InstaStory” një video ku kërcen nën melodinë e këngës “Piçolo uomo” nga Mia Martini. Kështu ajo rikthehet ta sulmojë edhe njëherë trajnerin italian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat