Për semimaturë, Arta Bajrami zgjedhë fjalët më të mira për vajzën

Mediale Vip

Për semimaturë, Arta Bajrami zgjedhë fjalët më të mira për vajzën

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 22:54
Vajza e Arta Bajramit

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka emocionuar ndjekësit me një postim dedikuar vajzës së saj, Viktoria, e cila ka festuar semimaturën.

Në një postim në Instagram, Arta shkruan për rritjen, përkushtimin dhe krenarinë që ndjen për vajzën e saj:

“Ti je krahu ynë i djathtë – përkrah nesh në çdo sfidë, çdo ditë, me zemër të madhe dhe shpirt të fortë.”

Ajo ndau edhe një foto nga semimatura e Viktorias, e cila shkëlqen me një fustan të zi elegant.

“Jemi pafund krenarë për ty – për dashurinë, përkushtimin dhe pjekurinë që tregon në çdo hap të jetës. Të duam shumë!” – përfundon Arta, duke nënvizuar mbështetjen e pakusht për vajzën e saj në çdo ëndërr që ndjek.

Urime dhe suksese në vazhdim për Viktorian!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat