Madonna u mburr në një story në Instagram për një çantë luksoze me vlerë 100,000 dollarë, ose rreth 86,000 euro.
Është modeli Nirvana i shtëpisë së modës Aupen, dhe megjithëse çanta është një aksesor i preferuar i personazheve të tjerë të famshëm, modeli i mbretëreshës së popit është i ndryshëm nga të tjerët.
Çanta është bërë nga lëkura krokodili, dhe mund të porositet vetëm me ftesë.

Përndryshe, modelet më të lira prej lëkure viçi mund të blihen për 340 dollarë. Marka Aupen është një markë relativisht e re e themeluar në vitin 2022 nga dizajneri dhe sipërmarrësi nga Singapori, Nicholas Tan.
Përveç Madonnës, çantë të tillë luksoze ka edhe Taylor Swift, e cila ishte ndër të parat personazhe të famshëm që u pa me çantën dhe e vendosi atë në vitin 2023 në dasmën e Jack Antonoff dhe Margaret Qualley.
Përveç saj, me këtë çantë por me ngjyra të ndryshme janë parë edhe Florence Pugh, Jenna Ortega, Selena Gomez, Charli XCX, Priyanka Chopra dhe Kerry Washington.