Habit Ardit Çuni: Deri para 2 vjetëve nuk i kisha as një mijë euro në bankë

Mediale Vip

Habit Ardit Çuni: Deri para 2 vjetëve nuk i kisha as një mijë euro në bankë

Më: 15 qershor 2025 Në ora: 14:26
Ardit Çuni

Këngëtari i njohur shqiptar, Ardit Çuni ka folur rreth jetës së tij personale, e madje edhe për të ardhurat e ti financiare.

Në emisionin “Sol Summer”, Çuni tha se deri para dy vjetëve ai nuk kishte as 1 mijë euro në llogarinë e tij bankare, megjithëse as ky fakt nuk e ndali t’i ndiqte ëndrrat.

“Unë deri para 2 vjetëve nuk kam pasur as 1 mijë euro në bankë dhe vazhdoja udhëtoja deri në fund të botës.

Njerëzit thoshin ‘uaa sa lek ka Arditi’, Arditi s’kishte lek kur të kthehej, thosha ‘çfarë do të bëja’. Por kjo është kur ke besim në vete. Ne si të ri kemi forcën për të gjeneruar lekun si një bankë. Ka gjithmonë mundësi”, tha Çuni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat