Dikush e quan “Baba i muzikës live”, dikush tjetër thotë “S’ka si Sedati”. Por sot, pikërisht këngëtari i njohur Sedat Rama feston ditëlindjen dhe, nëse hedhim një sy në rrjetet e tij sociale, ai ka marrë me qindra e mijëra mesazhe urimi – që nga kolegët e deri te fansat e shumtë që e ndjekin prej vitesh.
Kujtojmë se artisti, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, është me origjinë nga Peja dhe konsiderohet një nga këngëtarët më të kërkuar në muzikën live.
Në tregun muzikor ai numëron shumë bashkëpunime dhe projekte të suksesshme, disa prej të cilave kanë arritur miliona klikime. Ndër duetet më të njohura janë ato me artisten Rovena Stefa.
Edhe ne i urojmë Sedat Ramës edhe 100 vite jetë dhe mijëra hite të tjera!