“Sa netë” – kënga që bashkon Elgit Dodën, Arta Kabashin dhe Emra Brah

Mediale Vip

“Sa netë” – kënga që bashkon Elgit Dodën, Arta Kabashin dhe Emra Brah

Më: 16 qershor 2025 Në ora: 20:13
Elgit Doda, Arta Kabashi dhe Emra Brah

Skena muzikore shqiptare është gjallëruar sot (e hënë) me një projekt të ri artistik që ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Bëhet fjalë për këngën “Sa Netë”, një bashkëpunim mes tre artistëve të njohur: Elgit Doda, Arta Kabashi dhe Emra Brah.

Kënga u publikua në datën 16 qershor dhe menjëherë pas lansimit ka filluar të qarkullojë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Edhe kjo këngë mban firmën e Dodës, një emër tashmë i konsoliduar si kompozitor, producent dhe këngëtar.

I njëjti solli një melodi moderne, me ndjeshmëri emocionale, të ndërthurur me ritme të buta që përshtaten me tematikën e këngës.

Kabashi, e cila spikat me vokalin e saj dhe interpretimin, vjen në këtë projekt me një performancë që ndjell ndjeshmëri dhe thellësi.

Brah gjithashtu i jep këtij projekti një freski, duke krijuar një balancë të bukur mes zërave dhe stilit.“Sa Netë” shënon një tjetër sukses për Dodën dhe një moment të rëndësishëm në karrierën e Artës dhe Emrës, duke përforcuar pozicionin e tyre si artistë me potencial të jashtëzakonshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat