Nis numërimi prapa për duetin e Ledrit dhe Erës

Mediale Vip

Nis numërimi prapa për duetin e Ledrit dhe Erës

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 20:42
Ledri Vula dhe Era Istrefi

Dy prej artistëve më të dashur të skenës shqiptare, Ledri Vula dhe Era Istrefi, kanë ndezur rrjetin me një paralajmërim të papritur dhe shumë të komentuar. Përmes një postimi të përbashkët në Instagram, ata kanë zbuluar titullin e këngës së re “T’LO”, e cila pritet të publikohet të enjten në ora 18:00.

Në foton e publikuar, dyshja shfaqet me një stil veror e plot ngjyra, duke krijuar atmosferën perfekte për një hit të verës.

Pritshmëritë janë të larta, dhe duke gjykuar nga reagimet e menjëhershme në komente, duket se “T’LO” do të jetë një nga këngët më të klikuara të sezonit!

Numërimi prapa ka filluar!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat