Label i ri, ambicie të reja! Egli Tako prezanton hapin e radhës në muzikë

Mediale Vip

Label i ri, ambicie të reja! Egli Tako prezanton hapin e radhës në muzikë

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 22:10
Egli Tako

Egli Tako ka bërë të ditur një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj artistik.

Përmes një njoftimi në Instagram, ajo ka zbuluar se tashmë do të jetë pjesë e labelit SBS Entertainment, që do të menaxhojë karrierën e saj muzikore nga ky moment e në vazhdim.

Egli e ka shoqëruar lajmin me një mesazh për ndjekësit, ku shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe entuziazmin për projektet që vijnë.

“Jam e lumtur t’ju njoftoj se nga sot, karriera ime muzikore është zyrtarisht nën menaxhimin e labelit SBS Entertainment. Ky është një hap i ri dhe shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tim artistik, dhe mezi pres t’ju sjell projekte të reja, muzikë dhe emocione të forta…”, shkruan ajo ndër të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat