Rita Ora përformon në koncertin madhor në Londër

Mediale Vip

Rita Ora përformon në koncertin madhor në Londër

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 22:49
Rita Ora

Rita Ora ishte një nga përformuesit e edicionit të sivjetëm të festivalit të Capital Official.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ndezi skenën duke kënduar disa nga hitet e saj, përfshirë dhe atë të fundit “Heat”.

Mijëra adhurues të muzikës e shijuan përformancen duke vallëzuar e kënduar bashkë me Ritën, që elektrizoi skenën në mes të Londrës.

Pas përfundimit të përformances, ajo u takua edhe me shumë fansa që prisnin në radhë për të bërë fotografi me të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat