Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, zgjedh Vlorën për pushimet e tij?

Mediale Vip

Aktori i njohur turk, Burak Özçivit, zgjedh Vlorën për pushimet e tij?

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 22:54
Burak Özçivit

Aktori i njohur turk Burak Özçivit, i dashur për publikun nga serialet e famshme ku ka luajtur, ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion për disa ditë pushimi.

Ylli i ekranit po kalon disa momente relaksi në qytetin e Vlorës, një ndër destinacionet më të preferuara të rivierës shqiptare.

Burak është fotografuar teksa ndodhej në një nga restorantet e njohura të qytetit bregdetar. Me veshje sportive dhe gjithnjë i buzëqeshur, aktori ka pozuar i lumtur krah stafit dhe fansave që e kanë njohur.

Image
Burak Özçivit

Prania e Özçivit në Shqipëri shihet si një tjetër shenjë e suksesit të turizmit vendas, që po tërheq gjithnjë e më tepër emra të njohur të botës së artit dhe spektaklit ndërkombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat