Aktorja Tori Spelling dhe ish-bashkëshorti i saj, Dean McDermott, nuk e kanë shlyer një kredi që kanë marrë për më shumë se dhjetë vjet dhe borxhi së bashku me interesat është rritur në gati 350 mijë euro.
Banka Kombëtare e Qytetit paraqiti një mocion javën e kaluar në Los Angeles për të rinovuar një vendim gjykate në lidhje me këtë borxh.
Sipas bankës, shuma bazë e borxhit është 200 mijë euro, ndërsa shuma totale, duke përfshirë interesin dhe shpenzimet, është 350 mijë euro.
Dihet se në vitin 2012, banka u dha hua Spelling dhe McDermott 350 mijë euro me detyrimin për ta kthyer atë shumë me interes. Për herë të parë, banka e paditi këtë çift për mospagesë të borxhit që në fund të vitit 2016, kur borxhi arriti në 188,803.38 euro.
Pavarësisht përpjekjeve për të mbledhur paratë, çifti nuk i ktheu paratë, kështu që në vitin 2019 u lëshua një vendim gjyqësor, i cili përcaktoi se Spelling i detyrohej 219,796.66 euro, dhe McDermott i detyrohej 202,066.10 euro.
Megjithatë, në dosjen e fundit gjyqësore, vetëm Tori Spelling përmendet si e vetmja debitore, ndërsa nuk është e qartë nëse Dean McDermott ka ende një detyrim ndaj bankës.
Spelling dhe McDermott u divorcuan në qershor të vitit 2023 pas 17 vitesh martesë. Ata kanë pesë fëmijë së bashku.