Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen të enjten gjatë prezantimit të një produkti të ri nga linja e saj e bukurisë, duke u shfaqur me një kostum latex rozë të ndezur dhe një pamje të kuruar deri në detaj.
27-vjeçarja, e cila së fundmi ka folur hapur për operacionin e gjoksit që bëri në moshën 19-vjeçare, rrezikoi të dilte nga pjesa e sipërme për shkak të prerjes provokuese.
Me flokët të kapura pas në një bisht kali elegant dhe vathë të vegjël argjendi, Kylie i qëndroi besnike stilit të saj tërheqës, ndërsa promovonte shkëlqyesit më të rinj për buzë, shkruan DailyMail.

Në një episod të “The Kardashians”, ajo pranoi: “Kisha gjoks të bukur, madhësi perfekte. Do të doja të mos i kisha bërë kurrë”.
Sipas saj, operacioni erdhi pak para se të mbetej shtatzënë me vajzën e saj, Stormi.
Përkundër kritikave, Kylie thekson se komentet nuk e kanë ndikuar as në jetën personale, as në suksesin e biznesit.
“Mendimet e të tjerëve nuk kanë pasur kurrë ndikim te miqtë, fëmijët apo familja ime”, tha ajo për Dazed.
Sot, ajo vazhdon të balancojë jetën si nënë e dy fëmijëve me romancën me aktorin Timothee Chalamet dhe mbetet aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, ndau një moment të këndshëm me vajzën e saj Stormi, e cila komentoi me sinqeritet një veshje të saj nga epoka “Mbreti Kylie”: “Nuk është një kombinim i mire”.