I njohur për humorin e tij të mprehtë dhe satirën ndaj stereotipeve, Endrit Zeqiri – i njohur ndryshe si “Angry Albanian” – ishte i ftuari i kësaj jave në emisionin “Inside Albania”.
Gjatë intervistës, ai reagoi me ironi dhe batutë ndaj një pyetjeje të moderatores Alice, e cila solli në vëmendje disa statistika të debatueshme rreth burrave shqiptarë dhe prirjes së tyre për tradhti.
Gjatë bisedës, moderatorja Alice solli në diskutim një statistikë: “Thuhet se burrat shqiptarë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë. 60% kanë tradhtuar, 63% mendojnë se është normale dhe 70% thonë se nëse ata tradhtojnë, gruaja duhet të tolerojë. Ndërkohë, mesatarja e BE-së është 43%. Çfarë thua për këtë?”
Endriti reagoi menjëherë me batutë: “Mendoj se duhesh të ndalosh së lexuari studime nga Universiteti i Beogradit, sepse kjo është qartazi propagandë serbe. Nuk e besoj”.
Moderatorja shtoi: “Ose greke”.
Ndërsa Endriti, duke vazhduar me të njëjtin ton humoristik, tha: “Mos të fillojmë me grekët…”
Më pas ai shtoi me serioz: “Nëse do një përgjigje të vërtetë, statistikat e vërteta që i kam parë janë se burrat dhe gratë në ditët e sotme – 18% për gratë dhe 28% për burrat. Pra, gratë po e mbyllin diferencën. Ajo që po përpiqem të them është se në të gjitha rastet flasim për një pakicë njerëzish”.
Duke argumentuar më tej, ai shtoi: “Shumica e burrave nuk tradhtojnë – qofshin shqiptarë, serbë, grekë apo kushdo tjetër – thjesht sepse nuk kanë mundësi të tradhtojnë. Mesatarisht, burri i zakonshëm është i padukshëm për gruan mesatare, për të qenë i sinqertë”.
“Në mënyrë që të tradhtosh, duhet të kesh opsione për të tradhtuar. Dhe burri mesatar, veçanërisht ai në moshën 18 deri 25 vjeç – në fillim të të 20-ave është pothuajse i padukshëm për shumicën e vajzave të moshës së tij. Vetëm kur hyn në të 30-at apo 40-at, kur ke grumbulluar pak pasuri, pak status dhe dukesh më pak si fëmijë, atëherë fillon të kesh disa mundësi”.
“Dhe po, burri mesatar, veçanërisht burri i ri mesatar, nuk mund të tradhtojë sepse së pari as nuk ka një të dashur të cilën mund ta tradhtojë”.
Endrit Zeqiri, i njohur si “Angry Albanian” ka ndërtuar profilin e tij si një zë unik në rrjetet sociale, ku me stilin e tij satirik trajton tema të ndjeshme e shpesh tabu, veçanërisht duke u ndalur tek stereotipet rreth shqiptarëve.
Në videot e tij ai i qaset realitetit me humor dhe analizë, shpesh duke nxitur debat, por edhe reflektim mbi identitetin, kulturën dhe dinamikat shoqërore shqiptare brenda dhe jashtë vendit.